Qyteti kinez i Wuhan do të ndërtojë një spital për 6 ditë në mënyrë që të trajtohen pacientët e prekur nga virusi vd ekjeprurës.

Deri më tani janë konfirmuar 1936 raste në Kinë, ku 41 prej tyre kanë humbur jetën. Qyteti i Wuhan ka një popullsi prej 11 milion banorësh dhe spitali i ri do të ketë rreth 1000 shtretër. Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon makineritë të cilat kanë filluar nga puna në një zonë me sipërfaqe prej 25.000 m2. Ky ndërtim do të bazohet në një model të ngjashëm me atë të spitalit në Beijing, që u erdhi në ndihmë të prekurve nga virusi Sars në vitin 2003.

Si mund të ndërtohet një spital në vetëm 6 ditë?

‘’Kina njihet për te tilla rekorde, pasi nuk është hera e parë që ndërmerr projekte kaq të mëdha në një kohë kaq të shkurtër’’, tha Yanzhong Huang, i deleguari për shëndetin global në Këshillin e Marrëdhënieve të Jashtme. Ai tha se spitali i Beijingut u ndërtua për 7 ditë dhe ekipi i ndërtuesve kërkon ta thyejë këtë rekord.

Rreth 4000 njerëz u angazhuan në ndërtimin e këtij spitali, natë e ditë pa pushuar asnjë moment. Brenda tij kishte dhomën me rreze X, dhomën e tomografisë kompjuterike, reanimacionin e kujdesit intensiv dhe laboratore.

Në më pak se 2 muaj u shëruan 7 raste nga virusi Sars, e cila u quajt një mrekulli e historisë se mjekësisë nga mediat vendase.

Ashtu si spitali në Beijing, godina më e re spitalore në Wuhan do të ndërtohet me pjesë të gatshme parafabrikate./Ora News

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP