Një prej yjeve të Turqisë, që ka marrë vëmendje dhe për origjinën e tij shqiptare, ka ndryshuar tërësisht paraqitje.

Aktori Can Yaman ka hequr dorë nga flokët e gjatë dhe mjekra.

Ky ndryshim drastik në pamjen e tij vjen pasi ai u bë pjesë e shërbimit ushtarak. Berberi i tij ka shpërndarë një fotografi në Instagram dhe fansat janë të shokuar nga ndryshimi.

Komentuesit thonin se është e vështirë të identifikohet Can me paraqitjen e re. Nëse nuk do të ishte emri i tij në fotografi, askush nuk do ta kuptonte se është aktori aty.

Can është një prej yjeve të filmave turk. Kulmin e karrierës e fitoi në vitin 2018-2019 kur ishte protagonist në serialin “Erkenci Kus”, sukseset e të cilit kaluan kufijtë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP