E ardhmja e Keidi Bares do të jetë larg Malagas dhe diçka e tillë nuk ka më dyshime. Mesfushori pritet të jetë lojtari i sakrifikuar për të nxjerrë klubin spanjoll nga kriza. Ai nuk është përfshirë në dy ndeshjet e fundit të skuadrës së tij dhe pritet të mësojë destinacionin e ardhshëm.

“Marca” shkruan se e ardhmja e shqiptarit do të jetë në La Liga. Tre klube janë në garë për shërbimet e lojtarit të kombëtares sonë. Rayo Vallecano ka shfaqur interes prej kohësh, pavarësisht se nuk ka ndërmarrë ende hapa konkret, ndërsa gara është e ashpër.
Bare ka zgjuar së fundmi dhe interesin e Leganes dhe Getafes. Të gjithë këta klube që besojnë tek ish-lojtari i Atletico Madridit. Shtatshkurtri është pikë kyçe në formacionin e Malagas dhe një ndër më të mirët e Ligës së Dytë spanjolle.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP