Futbollisti i Kosovës, Valmir Veliu vendosi një rekord në sfidën miqësore ndaj Suedisë.

19-vjeçari i cili është pjesë e Llapit, arriti shpejtësinë maksimale prej (34.1 km/h), duke i lënë “targën” Kristiano Ronaldos, Lionel Mesit dhe shumë futbollistëve të tjerë në Europë.

Sipas një studimi në Meksikë, i pranuar zyrtarisht nga FIFA, është bërë renditja zyrtare e 10 futbollistëve më të shpejtë në botë, mes tyre edhe shqiptari i Kosovës, Veliu. 19-vjeçari renditet në vendin e 4-t, pas Gareth Bejl, Jurgen Dam të Paçukës dhe Antonio Valencias.

RENDITJA:

Gareth Bejl (36.9 km/h)

Jurgen Dam (35.23 km/h)

Antonio Valencia (35.1 km/h)

Valmir Valiu (34.1 km/h)

Aron Lenon (33.8 km/h)

Kristiano Ronaldo (33.6 km/h)

Teo Uollkot (32.7 km/h)

Lionel Mesi (32.5 km/h)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP