Pas shume vështirësive , largimit të shumë shqiptarëve nga ky vend, ende nuk arritën ta zhdukin gjuhën , traditën, kulturën shqiptare këtu në Medvegjë, shprehet Lirona Zuka.

Ajo që ishte më e rendesishmja, ishte shkollimi ne gjuhën shqipe, ruajtja e gjuhës në këtë vend, leximi i librave shqip, ai zëri shqiptar që këtu duhet të tingelloj aq fuqishëm .

Edhe pas të gjithave, portat e shkollave shqipe po qëndrojnë ende të hapura, meritë kjo që u takon atyre pak shqiptareve që vazhdojnë të jetojnë këtu , ata që mbajnë hapur portat e shenjta të shkollave shqipe, ata që vendosën që fëmijët e tyre që nga mosha e vogel të bëjnë heronj të vendit të tyre, t’i shërbejnë në mënyrën më të vlefshme atdheut , të bëjnë gjënë më të çmuar.

Po të bëjmë një vizite nëpër keto shkolla, jam e sigurtë që do t’ju dhemb shpirti, sepse këtu s’do të shihni oborre perplot me nxënës , te qeshurat që degjoheshin aq larg, lojrat qe beheshin me grupe nxenes, as klasat përplot të mbushura siç ishte dikur…

Tashmë këtu do të shihni pak nxënës , por me merita shumë te mëdha , do të shihni se sa te lumtur dhe te djeshëm janë.

Muret e këtyre shkollave nuk i shpëtojnë asnjehere simbolit të tyre kombëtar , shqiponjës dykrenare, të cilën ata e pikturojne me aq shumë krenari.

Sa gezohesh kur sheh keta heronj, kur sheh portat e shkollave shqipe të hapura aq edhe trishtohesh kur sheh dallimin e numrit të nxënësve para shpërnguljes së shqiptarëve dhe tash, pas largimit të tyre .

E ç’faj kanë fëmijët ?
Çfare faji kanë këta që j’ua shperngulen shoqërinë , dhunshëm !?
E ku ta marrin këta vullnetin e lojës , vullnetin e mësimit , vullnetin e shakave, vullnetin për jetën shkollore kur as librat ne gjuhen shqipe nuk ju lejohen!?

E me çka ne po i perkrahim e motivojmë këta fëmijë të pafajshëm ?
Çfare po bëjmë ne për ta?
Per këta pak fëmijë që sot po na bëjnë krenarë e që neser ju duhet patjetër të shperngulen, sepse fakultetin këtu e kanë të mbyllur!
Këtu ju eshte mbyllur çdo shpresë për një të ardhme, kjo eshte arsya që jetën këtu e shikojnë si urë të vogël përmes së cilës do të largohen së shpejti në ndonjë vend tjetër, me mundësitë që këtu kurrë nuk i patën .

Arsimi si shtylla kryesore e një vendi, i një kombi të tërë . Pa të cilin vete kombi do ta rrezikonte asimilimin dhe zhdukjen .
“Ngjyra e lapsit te nxënësit është më e shenjtë se sa ngjyra e gjakut te luftëtarit “!!

E neve do të na mbesin vetëm si kujtim, e shkollat e shenjta shqipe nuk do të ketë kush ti mbroj më , sepse këta qe këtë e bënë ne nuk ditëm të e vlerësojmë mjaftueshëm asnjëherë , nuk përkrahëm e nuk bëmë asgjë për të ndalur largimin e tyre.

Ma ktheni rininë e cila duhet të sfidoj botën me forcën e lapsit dhe fjalës së dhënë!

Shkruan për Nacionali.info: Lirona Zuka

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP