Flamuri kinez që nuk ka lidhje fare me flamurin kombëtar kuqezi duhet të zhduket njëherë e mirë nga çdo institucion apo event me karakter zyrtar.

Kemi shkruar shumë për rastet kur flamuri ynë është përdhosur dhe në vend të atij me shqiponjën dy krenare është vendosur një flamur që s’ka simbol shqiponjën por diçka të ngjashme me një kuçedër dhe me këmbët e zgjatura që i ngjajnë këmbëve të pulës.

Ky skandal është përsëritur sot në Ambasadën Amerikane në Tiranë teksa ka mbajtur fjalimin e saj të parë si ambasadore, Yuri Kim.

Teksa ambasadorja fliste, nga pas krahëve të saj qendronte ky flamur i deformuar shqiptar i prodhuar në Kinë, shkruan newsbomb.al.

Këta flamuj janë hequr nga qarkullimi që në vitin 2012 por mesa duket në ambasadë i ruajnë me ‘fanatizëm’ edhe pse flamujt s’kanë asnjë lidhje me simbolin tonë të vërtetë kombëtar.

Ky gjest skandaloz ka revoltuar shumë shqiptarë të cilët kanë reaguar edhe në rrjetet sociale duke sulmuar ashpër jo vetëm stafin e ambasadës por edhe vetë ambasadoren e cila mesa duket, nuk e ka nisur me këmbë të mbarë punën e saj në Shqipëri.

Çfarë thuhet në Kushtetutën e Shqipërisë, për dizajnin e flamurit kombëtar shqiptar:

Në nenin 10, pika 2 thuhet se “2. Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes”. Kurse në pikën 7 të këtij neni thuhet se “Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP