Një histori e tri shtë vjen nga SHBA-ja, ku një çift të moshuarish, që kishin 65 vjet së bashku kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë në një azil pleqsh në St.Louise.

86-vjeçari, Jack Morrison vd iq i pari, ndërsa disa orë më vonë në të njëjtën ditë u nda nga jeta edhe bashkëshortja e tij, Harriet Morrison.

Stafi i shtëpisë së pleqve raportoi se çifti kishin shtruar së bashku shtretërit e tyre në orët e fundit, duke mbajtur duart të bashkuara në çastet e fundit të jetës së tyre.

Një nga mbesat e çiftit, Sue Wagener, tha:

Jam shumë e tri shtuar! Por unë e di se ata janë në paqe dhe janë përsëri së bashku. Ishte vërtet një histori dashurie për t’u shkruar në libra.”
Çifti u takua për herë të parë kur Harriet udhëtoi së bashku me babain e saj muzikant, ndërsa Jack ishte shoferi i autobusit ku ata udhëtonin.

Ky ishte momenti kur filloi romanca e tyre. Ata u takuan për herë të parë në mbrëmjen e Halloween, në vitin e largët 1955, ku konsumuan një darkë së bashku.

Sue tha se Jack dhe Harriet nuk ishin ndarë asnjëherë nga njëri-tjetri që nga ajo ditë.

Vetëm 6 muaj më vonë, ata vendosën të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë. Çifti i të moshuarve u bekua me dy djem.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP