Mbretëresha e Anglisë dhe Pallati i Buckingham kanë bërë një deklaratë publike pas diskutimeve që kanë bërë me të gjithë anëtarët e familjes, lidhur me vendimin e Princ Harry dhe bashkëshortes së tij për të jetuar në Kanada dhe për të hequr dorë nga detyrat mbretërore.

Në këtë deklaratë thuhet se pas shumë muajsh bisedimesh dhe diskutimesh, ata kanë gjetur një mënyrë konstruktive dhe që vjen në mbështetje të nipit të Mbretëreshës dhe familjes së tij.

“Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarët shumë të dashur të familjes time. Unë i njoh sfidat që ata kanë përjetuar si rezultat i një kontrolli intensiv gjatë dy viteve të fundit dhe mbështesim dëshirën e tyre për një jetë më të pavarur.

Dua t’i falënderoj për gjithë punën e përkushtuar në të gjithë këtë vend, Commonëealth dhe më gjerë, dhe jam veçanërisht krenare për faktin se si Meghan është bërë kaq shpejt pjesë e familjes.

Shpresa e gjithë familjes është që marrëveshja e sotme, t’u lejojë atyre të fillojnë të ndërtojnë një jetë të re, të lumtur dhe paqësore.” /tvklan

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP