Real Madridi fitoi mbrëmjen e djeshme Superkupën e Spanjës, teksa mundi në finale Atleticon e Madridit falë goditjes së penalltive, pasi sfida ishte mbyllur në barazim 0-0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Arabinë Saudite, fitues u shpallën pikërisht “Los Blancos”, të cilët për hir të së vërtetës bëne dhe hile.

Mesfushori i Realit, Federico Valverde ka shkaktuar një faull taktik ndaj Alvaro Moratës, i cili po drejtohej i vetëm përballë Cortouis, pesë minuta nga fundi i ndeshjes.

Pas sfidës, uruguaiani u përgëzua jo vetëm nga tifozët e Realit, por edhe nga kapiteni Sergio Ramos. Pikërisht ky i fundit, teksa po festohej fitimi i trofeut, shkoi të përqafonte djaloshin e talentuar.

Madje sipas mediave spanjolle, ai iu drejtua me fjalët:

Përgëzime vëlla! Lojë e madhe, bir kur ve! Bëre atë që duhej të bëje!”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP