Javën që po lëmë pas, Meghan dhe Harry bënë të ditur se do të heqin dorë nga detyrat mbretërore dhe do të kenë të ardhura të pavarura. Ata thanë se pavarësisht gjithçkaje, do të vazhdojnë ta mbështesin mbretëreshën.

Teksa bënin me dije se jeta e tyre do të zhvillohej mes Amerikës së Veriut dhe Anglisë, çifti bëri me dije se synon të tërhiqet si anëtarë të lartë të familjes mbretërore. Në deklaratën e bërë publike, ata theksonin pavarësinë financiare që synonin të fitonin.

Kjo deklaratë shkaktoi tension në Pallatin Mbretëror, pasi me sa duket, Harry dhe Meghan nuk e kanë konsultuar fillimisht me Mbretëreshën vendimin e tyre. Tani njerëzit kanë të tjera pyetje që i mundojnë dhe një prej tyre është se çfarë do të ndodhë me karrierën e Meghan-it.

A do t’i rikthehet ajo aktrimit dhe televizionit? Nuk dimë t’ju themi me saktësi, por dimë se dukesha ka nënshkruar një kontratë me Disney-n.

Ajo do të bëjë disa dublime, por fitimet nuk do të shkojnë për të. Të gjitha fitimet nga kjo kontratë do të shkojnë për organizatën bamirëse që mbron kafshët, “Elephants ëithout Borders”.

Harry dhe Meghan gjithmonë i kanë dhënë për bamirësi të gjitha fitimet nga punët e tyre, por tani që do të jenë të pavarur financiarisht nga familja mbretërore, ndoshta do të duhet të fillojnë të veprojnë ndryshe

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP