Këngëtari dhe tekst-shkruesi amerikan, David Olney ka humbur jetën në skenë gjatë një performance, në një festival në Florida. “Ju kërkoj ndjesë” – ishin fjalët e tij të fundit, para se të rrëzohej papritmas dhe të humbiste jetën, si pasojë e një ataku në zemër.

David Olney ishte një nga këngëtarët më të njohur dhe më respektuar të muzikës country, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për rreth 20 vite, ai ka qënë tejet aktiv në muzikë duke publikuar 20 albume solo. Gjithashtu ka shkruar këngë për këngëtarë të tjerë të mirënjohur amerikan si ;Emmylou Harris, Steve Earle, Linda Ronstadt etj. Ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP