Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit, një prej protestuesve të vr arë me duar në xhepa në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ më 21 janar 2011, nuk i ka hu mbur ende shpresat për drejtësi.

Mesa duket, tashmë sytë e saj janë drejtuar nga SPAK ndërsa shton se çështja është e hapur edhe në Strasburg.

“Pavarsisht se drejtësia mund të jetë vonuar unë përsëri kam besim tek ajo, dhe akoma më shumë te Spak, besimi që çështja do të rihapet ka qenë gjithmonë, edhe pse çështja është e ndërlikuar, gjithsesi ne e kemi ende të hapur gjyqin në Strasburg…”, thotë Ana Veizi për Faxweb.

Pyetjes nëse është zhgënjyer nga qeveria e Edi Ramës, ajo i përgjigjet:

“Nuk mund të them që ndihem e zhgjënjyer nga qeveria Rama pasi siç e thashë më lart kjo është një cështje shumë më e ndërlikuar seç është treguar, kam qenë e informuar gjatë gjithë kohes për lëvizjet që janë bërë për zhvillimin e gjyqit, gjithashtu kemi kontakte të vazhdueshme me qeverinë për çdo hap që merret, ata po përpiqen për më të mirën në bashkpunim edhe me ne…”

Ana Veizi komenton edhe gjyqtarët që dhanë vendimet për 21 Janarin.

“Përderisa Vetingu ka rrëzuar disa prej gjyqtarëve do të thotë që e kanë parë të përshtatshme për ta bërë, dhe detyrimisht para se të gjykohesh hetohesh, kështu që edhe ata janë gjykuar për cështjet e tyre cilado qofshin ato, mendoj që cdo gjë behet me hapa të saktë dhe të menduar..drejtësia gjithmonë është e vështirë në çdo vend të botes por jo e pamundur”, thotë 20 vjeçarja e cila studion për Juridik në Fakultetin e Drejtësisë.

“9 vjet pa njeriun e zemrës janë 9 vjet shume të vështira për mua edhe çdo familjar tjetër të 21-janarit, askush dhe asgjë nuk e zëvendëson mungesën e tyre, sa për atë që kam thënë unë vazhdoj ta mbështes, jam studente në shkollë të lartë, në vitin e dytë për degën Juridik.

Me të mbaruar shkollën normalisht do bëj pjesën time duke iu futur rrugës së drejtësisë, për të qenë një krah dhe mbështetje më shumë për njerëzit të cilët kanë nevojë për drejtësi”, përmbyll Ana.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP