Moderatorja Albana Osmani ka qenë e ftuar në emisionin “Treshat”, ku edhe është pyetur lidhur me karrierën dhe jetën e saj private.

E pyetur se cila ka qënë sakrifica e saj më e madhe për karrierën, Albana ka thënë se ka punuar me shumë dashuri.

“Në një gazetë kohë më parë më pyetën ka shumë brryla në televizion. Nuk është se nuk ka por kur ti i di vlerat e tua, e di që iu duhesh dhe je aty sepse je e aftë për ta bërë punën, atëherë ato brryla si vë re. Unë kam ecur me rrjedhën, kam punuar fort dhe me shumë dashuri për atë ç’ka bëja. Nëse publiku më ka pëlqyer dhe është gëzuar në momente mendoj se unë jam gëzuar më shumë nga kushdo tjetër,”-tha moderatorja.

Ndërsa disa javë më parë me anë të disa postimeve në Instagram, Albana u hidhte kunja kolegeve, duke shkruar se ato ishin verbuar nga shkëlqimi i saj. Moderatorja Albana Osmani u largua nga Top-Channel pas 15 viteve, gjatë të cilave kishte ndërtuar karrierën e saj televizive. Vetë moderatorja u uroi suksese kolegëve të saj, ndërsa Prive.al shkroi se Osmani ishte e detyruar të largohej, pasi kishte mbetur pa program për shkak të prezantueseve të reja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP