17 persona në Kinë janë diagnostikuar me një formë të re të pneumonisë virale që ka marrë dy jetë dhe ka vendosur vendet e tjera në gatishmëri, pasi miliona kinezë udhëtojnë për pushimet e Vitit të Ri Lunar.

Në total, 62 raste të pneumonisë janë identifikuar në qytetin Wuhan, ku virusi duket se ka origjinën.

19 janë larguar nga spitali, ndërsa 8 janë në gjendje kritike.

Disa vende në Azi dhe 3 aeroporte amerikane kanë filluar ekzaminimin e pasagjerëve që vijnë nga linjat ajrore të Kinës. Lista përfshin Tajlandën dhe Japoninë, të cilat kanë raportuar 3 raste të sëmundjes tek njerëzit që kishin ardhur nga Wuhan.

Simptomat fillestare të personave të diagnostikuar ishin ethe dhe kollë.

Tregu i shumicës i detit Huanan është pezulluar pasi shumë individë të infektuar kanë vizituar vendin.

Li Gang, drejtori dhe mjeku kryesor i Qendrës Wuhan për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se “infektiviteti i virusit të ri nuk është i fortë.

” Infektiviteti i referohet asaj se sa shpejt mund të përhapet virusi midis individëve”.

“Shumica e pacientëve janë duke përjetuar simptoma të buta, tha Li, dhe asnjë rast i lidhur nuk është gjetur në më shumë se 700 njerëz që ranë në kontakt të ngushtë me pacientë të infektuar”.

Kjo “nuk përjashton mundësinë e transmetimit të kufizuar nga njeriu te njeriu, por rreziku i transmetimit të vazhdueshëm nga njeriu te njeriu është i ulët,” tha Li. “Me zbatimin e masave të ndryshme parandaluese dhe të kontrollit, epidemia mund të parandalohet dhe kontrollohet.”

Qeveria kineze është e prirur të shmangë përsëritjen e SARS, ose sindromën e rëndë të frymëmarrjes akute, një virus tjetër që filloi në Kinën jugore në fund të vitit 2002 dhe u përhap në më shumë se 24 vende, duke vrarë afro 800 njerëz./newsbomb.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP