Instagram është një ndër rrjetet sociale më të përdorura sot në botë. Së fundmi është bërë një njoftim i rëndësishëm në lidhje me këtë rrjet social.

Duke nisur që nga mëngjesi i sotëm përdoruesit e rinj duhet të tregojnë datën dhe vitin e lindjes. Ndërsa përdorimi i platformës do t’u lejohet vetëm atyre që janë mbi 13 vjeç.

Kujtojmë këtu se Instagram përdoret më së shumti nga të rinjtë. Ky vendim ka ardhur disa ditë, pasi Instagram u kritikua ashpër sepse u jepte akses fëmijëve të përdornin dhe të shpërndanin fotot e tyre.

Po ashtu me dije është bërë se ky është hapi i parë që Instagram marrë që fëmijët mos ta përdorin më. Reagimet kanë qenë pozitive për këtë hap që ka ndërrmarrë Instagram.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP