Një pamje e fotografuar shumë pranë Tiranës po bën xhiron e rrjetit. Në të shihet një objekt që ngjan me anije kozmike nga ato që thuhet se përdoren nga jashtë jashtëtokësorët.

Ekziston një debat shumë i madh nëse ekzistojnë apo jo jashtëtokësorët, të cilët shpesh herë etiketohen me termin UFO, por pamja që na shfaqet ngjall një kureshtje shumë të madhe.

Fotografinë e ka hedhur shtetasi Florenc Lami në rrjetet sociale dhe siç deklaron ai fotografia është bërë mëngjesin e djeshëm nga djali i tij i vogël dhe nuk është montazh.
Pamjet janë mbi zonën e Kasharit shumë pranë Tiranës.

Nga ajo që dihet dhe që përmendet në burimet nga librat fetarë kuptojmë se krijesat e Zotit janë të shumta dhe njeriu nuk i njeh të gjitha.

Gjithashtu dhe sipas një studimi, tre të katërtat e qytetarëve amerikanë besojnë në ekzistencën e jashtëtokësorëve./Boldnews

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP