Prej rënies së tërmetit ditën e martë vijon mbledhja e donacioneve në platformën qeveritare e – Albania, Bankës së Shqipërisë dhe Bankave të Nivelit te Dytë.

E për të bërë transparencë maksimale për çdo qindarkë që secili individ apo kompani derdh si donacion, Ministria e Financave ka vendosur ne faqen e saj zyrare një dritare ku secili sheh shumën e mbledhur.

Me anë të një komunikate për mediat, MF thekson se “Përgjegjshmëria dhe transparenca janë në thelb të komunikimit tonë publik me qytetarët dhe kontributorët ndaj kemi vendosur në dispozicion të të gjithë të interesuarve bërjen publike të fondeve të mbledhura deri ditën e sotme, datë 03 dhjetor 2019, ora 15.00.”

Me tej MF jep shifrat e deritanishme.

Komunikata e plotë:

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën me dije se kontributi i çdo qytetari, biznesi, organizate apo qeverie është shumë i vlefshëm në këtë situatë të gjendjes së jashtëzakonshme si pasoj e tërmetit të 26 Nëntorit.

Të shumtë kanë qënë ata që kanë kontribuar, ku vetëm nëpërmjet platformës së dhurimit online numërohen mbi 5000 donatorë, ndërkohë që shumë të tjerë vazhdojnë të kontribuojnë përmes llogarive bankare të vendosura në dispozicion në Bankat e Nivelit të Dytë.

Përgjegjshmëria dhe transparenca janë në thelb të komunikimit tonë publik me qytetarët dhe kontributorët ndaj kemi vendosur në dispozicion të të gjithë të interesuarve bërjen publike të fondeve të mbledhura deri ditën e sotme, datë 03 dhjetor 2019, ora 15.00.

Ju mund ti gjeni këto të dhëna në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në adresën: https://financa.gov.al/transparenca-e-donacioneve/, të cilat përditësohen çdo 24 orë.
Kështu sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit deri në këtë orë rezulton se në llogaritë e Qeverisë janë mbledhur donacionet si në vijim:

1- Shuma e arkëtuar në Lek 172,999,563.66
2- Shuma e arkëtuar në Euro 3,754,018,98
3- Shuma e arkëtuar në Dollar 814,559.45
Tre mënyrat nëpërmjet të cilave janë mundësuar këto dhurime janë përmes:

• Donacioneve në platformën qeveritare e-Albania
• Donacionet në llogaritë e Qeverisë në Bankën e Shqipërisë
• Donacionet në llogaritë e qeverisë në bankat e nivelit të Dytë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP