Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbrëmjen e stome kanë vizituar familjen Greku nga Thumana, e cila humbi tre anëtarët e familjes nga tërmeti shk atërrues i 26 nëntorit.

Gjatë bisedës, kryeministri pyeti Dorjan Grekun se ku punonte, por ai u përgjigj se ishte i pa punë. Pas kësaj përgjigjeje, Rama i është drejtuar shoqëruesve që të gjente një punë për Dorjanin.

Rama: Ti ku punon?

Greku: Jam pa punë!

Rama: Gjejini një punë djalit (i drejtohet shoqëruesve të tij

Veliaj: Ka qenë në Francë.

Rama: Na thuaj kur të jesh gati dhe ne jemi gati të të ndihmojmë…

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP