Tërmeti i fortë që god iti vendin u mori jetën 51 personave, u pl agosën mbi 1 mijë të tjerë si dhe la të pastrehë mijëra banorë të tjerë.

Tashmë, faza më e vështirë pas tërmeti është ajo e ndërtimit të shtëpive të reja për banorët e prekur dhe strehimi sa më parë i tyre.

Mbrëmjen e sotme emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” kanë bërë të lumtur një familje të prekur nga tërmeti, të cilës ju shkatërrua shtëpia. Një emigrant shqiptar nga Anglia i ka kërkuar emisionit që shtëpinë që ai kishte në Bulqizë, t’ja dhuronin një familjeje që kishte nevojë.

Gazetari i emisionit Ferit Lika bisedoi edhe me Ernestin banesa e të cilit është shembur nga tërmeti. Djali thotë se ka parë tmerr me sy. “Kapa vëllain dhe babin duke i zvar ritur, ishte shumë e vështirë, na sollën çadrën, brenda nuk futemi se kemi frikë. Unë jam në klasë të 9. Ne po ikim diku jam shumë shumë i lumtur”, thotë Ernesti.

“Ne do të shkojmë në një shtëpi në Bulqizë dhe ajo shtëpi do të jetë e juaja” i thotë gazetari.

Banesa e rë në qytetin e Bulqizës është dhuruar nga një shqiptar i cili banon në Angli por dëshiron të mbetet anonim. Vendlindja e emigrantit shqiptar është pikërisht Bulqiza. Dëshira e tij ishte që në banesën e tij t’ia dhuronte përmes emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” një familje të prekur nga tërmeti.

Stafi i emisionit plotësoi dëshirën e shqiptarit me zemër të madhe.

“Këtu ndihem sikur kemi rilindur. Jam kaq e lumtur, ne nuk jemi mësuar me këto kushte” thotë Drita ndërsa kryefamiljari thotë se ndihet si në ëndërr. “Se vd isja e dija por kjo shtëpi qenka ëndërr”, shprehet ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP