Dashamir Gjuzi, që prej tërmetit të 21 shtatorit qëndron jashtë. Pas kaq kohësh ai tashmë për të gjetur një strehëz për fëmijët e tij ka vendosur që kasollen e lopës ta kthej në banesë për të futur kokën.

Prej 10 javësh, edhe familja e Xhevat Gjuzit, jeton në çadër! Tërmeti i datës 21 shtator i ka lënë pa strehë familjen Gjuzit, në fshatin Tilaj në Golem. Ai thotë se i është premtuar disa herë rindërtimi i banesës, por deri më tani askush nuk i ka dhënë zgjidhje problemit të tij.

“Vetëm mbijetojmë, s’kërkoj as ushqime dhe veshmbathje, vetëm shtëpi për të futur kokën” thotë i moshuari./TCH

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP