Dy stilistët shqiptare, Kujta dhe Meri, siluan veshjen e këngëtares me famë botërore, Beyonce, në rastin e ditëlindjes së P Diddy-t. Ajo shkëlqeu pranë bashkëshortit Jay-Z, me një fustan të gjatë të zi, të çarë në pjesën e majtë të këmbës dhe me një bust të punuar me gurë.

Stilistët kanë treguar për ‘Klan Kosova’ se janë kontaktuar nga stafi i Beyonces për porosinë dhe kanë punuar tre ditë pa pushim për ta përmbushur. “Kisha një barrë të madhe. Liritë i kisha maksimalisht, por doja që me veshjen të godisja dhe të sillja një fenomen. Doja të mos zhgënjehej ajo dhe veshja të përdorej”, është shprehur Kujta. Një fustan të tillë stilistët e shesin me një vlerë prej 6000 eurosh.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP