Donte të shtynte provimin dhe gjeti një mënyrë që një njeri normal as nuk do e çonte ndër mend.

Momente paniku ka pasur ditën e sotme në Buenos Aires, ose më saktë në stadiumin e skuadrës argjentinase River Plate.

Policia argjentinase kishte marrë një telefonatë ku thuhej: “Kam vënë një bombë në stadium”.

Pikërisht kjo ka vënë në lëvizje policinë, e cila evakuoi menjëherë zonën, duke bërë kontrolle të imtësishme.

Pas shumë kontrolleve, policia nuk gjeti asnjë bombë, por zbuloi të vërtetën.

Kjo telefonatë ishte bërë nga një student, i cili kishte një provim në shkollë dhe dëshironte që ta shtynte atë pasi ishte i papërgatitur.

Si përfundim djali ia arriti qëllimit që provimi të shtyhej, dhe pasi u zbulua e vërteta u rikthye edhe qetësia te njerëzit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP