Shumica socialiste pritet të kalojë nesër projekt-amendamentet në dy ligjet për mediat, me gjithë kundërshtimet e komunitetit të gazetarëve, që i sheh ato si një përpjekje për ce nsurë dhe pengim të fjalës së lirë.

Advertisements

Emisioni Opinion ka trajtuar këtë temë, ndërsa në studio pati debate të forta mes këshilltares së kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Mark Marku.

***

Advertisements

Mark Marku: Ke ardhur këtu si këshilltare apo si avokate?

Elira Kokona: Jo zotëri nuk jam këshilltarja e askujt

Mark Marku: Ku punon?

Elira Kokona: Unë jam zëvendës sekretare e përgjithshme…

Mark Marku: Ku punon..

Elira Kokona: Jam zëvendës sekretare e përgjithshme Këshillit të Ministrave

Mark Marku: Pra je…

Elira Kokona: Jam nëpunës civil

Mark Marku: Jo jo… Je vartëse që i lëpin këmbët Ramës

Elira Kokona: Lëpirjen e këmbës e keni zakon ju zotëri, për këtë arsye shkoni tregoja kujtdo që e meriton… Kam një karrierë që s’kam nevojë t’jua tregoj juve

Mark Marku: Mos na thuaj avokate…Ça karriere ke? Karrierë… Na dalke dhe avokate, ke një funksion publik./ Opinion

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP