“Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni”. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish mediat sot dhe u ka bërë thirrje gazetarëve dhe moderatorëve “menaxhoni debatet dhe ndaloni kl ithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të go ditur më keq se banesat”.

“Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!”, shkruan kryeministri në Twitter.

POSTIMI I PLOTE I KRYEMINISTRIT RAMA

Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të god itur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!

Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP