Qysh prej katër vitesh këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, po jeton një histori dashurie me portierin, Alban Hoxha.

Dyshja janë fotografuar shpesh në praninë e njëri-tjetrit dhe së fundmi, rasti konkret është në ditëlindjen e Albanit.

Portieri ka festuar 32 vjetorin e lindjes dhe ka organizuar një feste me miq e të afërm, në mesin e të cilëve nuk kishte si të mungonte dhe partnerja e tij Çiljeta.

“Tiranapost” ka postuar dy foto të dyshes gjatë festës. Në fotot në fjalë Çiljeta dhe Albani duken më të dashuruar se kurrë.

Në njërën prej tyre këngëtarja po i dhuron një të puthur në faqe, ndërsa në tjetrën janë ulur shumë afër njëri-tjetrit dhe kanë pozuar për kamerën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP