Reshjet e shiut të javës së kaluar e kanë vështirësuar akoma më tej gjendjen në kampin e ngritur në Kamëz për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti, ku çadrat janë rrethuar nga balta.

Banorët e Manzës janë shprehur se institucionet shtetërore po bëjnë diferencime sa i përket ndihmave, për shkak se ata kanë dalë në media.

Për “Abc News”, një prej tyre u shpreh:

Kemi 12 ditë në çadra me fëmijë të vegjël, fëmijët nuk janë pajisur me as më çanta as me libra. Vetëm sepse kemi dalë nëpër media mendojmë se na është bërë një diferencim sa i përket ndihmave për tu vendosur në ambiente më të mira.”
Ata kanë treguar problemeatikat me të cilat po përballen.

Një tjetër banor tha:

Jam në çadër me gjysëm plasmasi, fëmijët i kemi pa shkollë nuk kanë kanë ku të lahen.”
Sipas tyre, kryeministri Rama ka vizituar vetëm banorët që janë strehuar në kontejner, ndërsa shprehen banesat u janë shpallur të paverifikueshme. Më tej, banorët e Manzës kanë bërë edhe një apel për kreun e qeverisë, ku i kërkojnë që të gjithë të trajtohen njësoj.

Ata shprehen:

Vjen deri tek kontejneri, por tek ne nuk ka ardhur fare. Banesat janë shpallur të paverifikueshme dhe nuk kemi mundësi tjetër për të jetuar. I lutemi të gjithë mediave se po bëhet padrejtësi, nga 300 banorë, 10 familje jetojnë në çadra në kushte të mjerueshme, i bëjmë thirrje kryeministrit të marrë masa. Nuk kemi asnjë lloj ndihme nga qendra adminisrtative. Duam një zgjidhje të barabartë, të trajtohen të gjithë njësoj, kemi fëmijë të vegjël, duam strehim një zgjidhje sa më të shpejtë nuk mund të vazhdojmë më mashtrime.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP