Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e uroi shkrimtarin austriak, Peter Handke, i cili të martën pranoi Çmimin Nobel për Letërsi.

“Serbia ju konsideron mik të vërtetë. Më lejoni t’ju them se Çmimin Nobel për ju, ne e përjetojmë si të fituar nga njëri prej nesh. Tani, përveç Ivo Andriçit, kemi edhe një tjetër laureat të Nobelit”, tha Vuçiç, duke aluduar në shkrimtarin serb që fitoi Nobelin për Letërsi më 1961.

Vuçiq po ashtu tha se Handke është shpërblyer me Nobel për “punën e jashtëzakonshme letrare, njohurinë dhe krijmtarinë”, por edhe për “cilësi të pakrahasueshme morale, guxim dhe dinjitet”.

Handke e pranoi të martën Çmimin Nobel për vitin 2019.

Ceremonia në Stokholm u bojkotua nga disa vende – përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnjën – për shkak të mbështetjes së zëshme të Handkes për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviç, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.

Akademia e Shkencave të Kosovës ka kërkuar që të anulohet Nobeli për Handken./rel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP