Prej ditës së sotme, 31 dhjetor 2019, WhatsApp do të eli minohet nga një numër i madh smarfonësh. Aplikacioni i njohur i mesazheve nuk do të funksionojë më në disa telefona.

Nga ora 23:59 e ditës së sotme, pra më 31 dhjetor, aplikacioni nuk do të jetë funksional në pajisjet që funksionojnë me sistemin operativ Windows. Bëhet fjalë për një ndryshim që do të pasojë edhe për disa lloj pajisjesh që funksionojnë me sistem OS.

Siç raportohet, nga 1 shkurti 2020, WhatsApp nuk do të jetë më funksional në të gjithë smartfonët ku janë të instaluara versionet Android 2.3.7 dhe iOS 7. Gjithë ndryshimi do të bëhet si pasojë e nevojës për të përmirësuar shërbimin e aplikacionit të mesazheve.

Kështu, WhatsApp ka sjellë si risi mesazhet e errëta si dhe mesazht që vetëshkatërrohen. Këto dy funksione nuk janë aplikuar ende në të gjitha vendet e botës, pasi pritet që të perfeksionohen edhe më shumë.

E thënë me fjalë të tjera, kushdo që ka një smartfon që funksionon me sistemet operative të sipërpërmendura, do të duhet që shumë shpejt të ndryshojë celularët dhe të blejë celular të ri, nëse do të përdorë WhatsApp.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP