Moderatorja e njohur e Tv Klan, Brunilda Lahe është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë moderatorja me anë të një postimi në Instagram.

Brunilda ka shkruar se fëmija erdhi para kohe në jetë dhe nuk ishte siç e kishte menduar, pasi ajo kishte menduar një ditë dhe ore të caktuar.

Ndër të tjera ajo tregon se kishte menduar shumë emra për vogëlushen, por ka zgjedhur t’i vendosë vajzës emrin Hana, po njësoj si reperj e njohur Loredana Zefi, për shkak se ky emër ka një kuptim të veçantë.

Madje, ata mendonin se ajo do të kishte tjetër shenjë horoskopi, por duket se vogëlushes nuk i është pritur për të ardhur në jetë.

“Jam bere nene! Faleminderit Zot per kete bekim! Mesa duket kam sjelle ne jete nje vajze qe do te behet nje grua me karakter te forte e ide te qarta. Une dhe babi i bebushes me gjinekologen @jolalulo kishim planifikuar, tjeter ore, tjeter date, tjeter shenje horoskopi. Kisha nje liste me emra ku secili mund te ishte i duhuri. Vetem kur ta shihja portretin e saj do ta gjeja me siguri emrin. Por e vogla ime nuk mori para sysh asgje nga keto. Zgjodhi diten e saj te lindjes: e hene. Oren e saj: mbremje, ku nje gjysmehene mistike, magjepsese shnderiste. Keshtu ishte vete ajo qe zgjodhi edhe emrin e saj: HANA Kuptimi i ketij emri ne vende te ndryshme te botes sikur eshte enkas per te: Hir i Zotit, e para, e lulezuar, lumturi… Mire se erdhe mes nesh #HANAMETA mami dhe babi mezi po te prisnin te kapnin doren tende per te mos e leshuar me asnjehere.

Fale ekipit te @spitaliamerikan 2 une dhe HANA jemi shume mire. Faleminderit me zemer te gjitheve qe asistuat ne lindjen time! Dr. @jolalulo per gjithe profesionalizmin, sigurine, qetesine gjate gjithe ketyre muajve mirenjohja dhe vleresimet qe do te te bej nuk do te jene asnjehere te mjaftueshme. Ju faleminderit te gjitheve ju qe e keni bere te bukur kete rrugetim timin me fjale te bukura e gjeste te kujdesshme. Faleminderit per cdo urim paraprakisht! Si nje mama e re jam e mirekuptuar besoj nese nuk u pergjigjem dot ne kohe secilit.”– shkruan Brunilda në postim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP