Në mes të tr aumës dhe dh imbjes që shkaktoi tërmeti i 26 dhjetorit vjen një lajm i mirë për arsimin shqiptar.

Në 3 dhjetor është publikuar raporti vjetor i OECD (Organizata e Kooperimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik) mbi standartet arsimore në 79 vende të botës.

Siç raporton agjensia prestigjioze “Reuters”, raporti është përpiluar mbi bazën e një pyetësori dhe vleresimi analitik të cilit i janë përgjigjur 600 mijë të rinj në vendet e marra në vlerësim.

Sipas këtij raporti, standarti arsimor është pothuajse në të gjithë vendet në stanjacion, ndonëse shumica e vendeve kanë rritur nivelin e investimeve në arsim.

Midis të tjerave, OECD kritikon 36 vendet më të zhvilluara të botës, ku nuk është vërejtur asnjë përmirësim sa i takon standarteve të edukimit.

Përjashtim i vetëm në rang botëror bëjnë 7 vende, midis të cilëve është edhe Shqipëria.

Sipas raportit, “vetëm në Shqipëri, Kolumbi, Makau, Moldavi, Peru, Portugali dhe Katar” vërehet një përmirësim i qënësishëm i standarteve arsimore.

Vlerësimi i OECD, i njohur ndryshe si vlerësimi i PISA (Programme for International Students Assessment) është një raport i përvitshëm, që ka filluar të mbahet në vitin 2000.

Veçantia e këtij raporti është që mat performancën e shteteve jo mbi bazën e politikave që ndjekin, por mbi bazën e performancës së vetë nxënësve në disa drejtime kyçe.

Gjithashtu, raporti ndërtohet mbi bazën e një pyetësori dhe vlerësimi të drejtëpërdrejtë të kapaciteteve të nxënësve, duke përjashtua të dhënat zyrtare në secilin rast.

Raporti origjinal: https://www.oecd.org/pisa/PISA-results_ENGLISH.png

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP