Teksa jemi në prag të mbajtjes së Festivalit të 58 të Këngës në RTSH, moderatorja e cila do te prezantojë këtë eveniment ka publikuar herë pas here momente të ngryshme nga përgatitjet që po bëhen.

Së fundmi në disa foto nga skena e Pallatit të Kongreseve që Vejsiu ka publikuar në faqen e saj të Instagramit shkruan se ndihet shumë e lumtur për realizimin dhe jehonën e këtij festivali.

Ndërkohë që si gjithmonë janë parë komente suportuese dhe pozitive nga ndjekës të saj nuk kanë munguar as komentet negative ndaj Alketës.

Një komentuese i shkruan se me para blihen shumë gjëra të bukura, dhe se me media blihet në Shqipëri blijet me 2500 euro të “fll.iqura”, sipas komentueses.

Por sigurisht që nuk ka munguar as replika e Alketës e cila i shkruan:Hë moj Eviola zemër nuk u lodhe duke bërë kritika. A do të të jap Alketa një vend tek Paltea A në zemër te zemrës? Të na që.llosh live?

E në fund moderatorja thotë: Na lër të këndojmë tre netë dhe na u bashko te lutem!

Kujtojmë që i gjithë ky mosbesim vjen edhe për shkak të lajmeve që qarkulluan disa javë me parë rreth Festivalit të RTSH, ku supozohej se këngëtarja fituese është e përcaktuar prej fillimit. Si dhe pas ak.uzave që ngriti kompozitorja Diana Ziu ndaj regjizores së festivalit Vera Grabocka ka ngjallur mjaft polemika edhe për opinionin publik.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP