Këngëtari Robert Berisha është shprehur në emisionin “Aperi Fest”, se priste më shumë nga Elvana Gjata dhe Arilena Ara në lidhje me këngët që do të përformojnë në festivalin e RTSH. Sipas Robertit, këngët e tyre ishin “për varrim”, pasi i dukeshin tepër vajtuese.

“Po më vjen shumë keq ta them, por kam pritur më shumë prej Elvanës dhe Arilenës. Kanë këngë për varrime. Më vjen shumë keq se i kam kolege. Elvana gjithë karrierën e saj ka patur këngë të mira, ndërsa kënga e festivalit më duket se nuk i ‘flen’ Elvanës”- ka treguar Roberti. Këngëtari do të konkurrojë me këngën “Ajo nuk është unë”, për të cilën të gjithë menduan se i dedikohet Nora Istrefit.

Advertisements

Mirëpo, Roberti tregoi më herët gjatë një interviste se është thjesht një këngë e shkruar nga dikush tjetër dhe ai nuk ia dedikon askujt.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements