Një i ri nga Suhareka ka prekur të gjithë me shkrimin e tij në rrjetin social Facebook,derisa ka treguar se është duke e lëshuar Kosovën, ani pse në vitin 1999 ishte kthyer nga Zvicra.

Premtim Kolgeci nga Suhareka ka postuar dy fotografi në rrjetin social Facebook duke treguar se njëra është bërë kur ka qenë i vogël dhe ka qenë viti 1999 kur është kthyer nga Zvicra me familje ndërsa fotografia tjetër është e shkrepur në vitin 2019 derisa largohej nga Kosova.

“Kosova ishte viti 1999 kur familja ime vendosi të kthehet prapë në Kosovë nga Zvicra, ku çdo gjë ishte e shkatërruar shtëpisë tonë edhe tullat e bllokat ishin bërë hi ajri dhe toka e helmuar nga pushtuesi Serb e lodrat e mija të gjitha të djegura por dëshira ishte e madhe të kthemi në Kosovë dhe u kthyem ndërtuam prape shtëpinë nga zero dhe u rritëm dhe u shkolluam” ka shkruar ai.

Tutje Kolgeci ka treguar edhe arsyen se pse po largohet nga Kosova.

“Kosovë nuk u largova prej teje u largova prej sistemit të instaluar në Kosovë, u largova prej atij sistemit që i drejti dënohet kri mineli dekorohet mjekësia është biznes e gjykatat të privatizuar e arsimi i politizuar” është shprehur në shkrimin e tij ky i ri nga Suhareka.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP