Kur nisesh për të vjedhur por gjithçka të shkon ters. Kamerat e sigurisë kanë filmuar një hajdut i cili me motor ndalon pranë një banese për të vjedhur një pako të lënë para derës. Për t’i bërë gjërat shpejt hajduti merr pakon dhe vrapon drejt motorit, por pakoja duket se dëmtohet pasi nga ajo nisin të bien rroba dhe sende të tjera.

Hëna sot do ndihmojë këtë shenjë të Horoskopit

Pasi vendos pakon në motor, hajduti kthehet për të marrë sendet që kanë rënë në tokë. Por, i bien dhe pantallonat dhe me pantallona nëpër këmbë vrapon të hipë në motor për t’u larguar.

Pronarët e shtëpisë në Colorado ia dërguan pamjet policisë për të ndihmuar në identifikimin e hajdutit që këtë herë nuk i shkoi mirë vjedhja. E meqë dihet botërisht se “vesi del me shpirtin”, herë tjetër të mos harrojë të vjedhë një rrip pantallonash.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP