Gjinekologia e njohur, Aida Kumnova ka marrë pjesë në Kongresin Botëror të Infertilitetit i cili po mbahet në Vjenë.

Gjatë diskutimeve në panel rreth shkaqeve që bëhen pengesë për t’u bërë prindër, gjinekologia Kumnova ka thënë se meshkujt në Kosovë dyshohet se kanë sp.ermën më pak kualitative në Ballkan.

‘Në Kongresin botëror të infertilitetit që ishim sivjet në Vjenë, tema kryesore ka qenë ushqyeshmëria. Kjo është një prej faktorëve kryesor që mundet me shkaktu infertilitet. Përshembull mungesa e vitaminës D mund të rrisë shanset për ab.ort sepse formohen vezët që nuk janë kualitative për shkak të mungesës së kësaj vitamine, dmth përveç acidit folik’, ka deklaruar mjekja Kumnova.

Mirëpo një patologji që për doktoreshën është al.armante, është infertiliteti mashkullor. Ky problem në Kosovë dyshohet se është me numrin më të madh në Ballkan. Kjo për faktin se burrat kosovarë e kanë sp.ermën më pak kualitative.

‘Në bazë të disa të dhënave fertiliteti mashkullor është më i madhi në Ballkan. Kjo do të thotë që meshkujt e Kosovës kanë spe.rmën më jokualitative në këto vende. Disa institucione e krahasojnë sper.mogramin e burrave në Kosovë me burrat në Irak.

Por e dimë që në Irak ka pasur më shumë lu.ftime dhe më shumë uranium. Është e vërtetë që ende mund të kemi int.oksinim me ur.anium nga lu.fta, mirëpo shoqata e gjinekologëve dhe Oda e Mjekëve duhet ta sensibilizoj më shumë këtë çështje sepse është al.aramuese. Po ashtu më tepër se 45 për qind të rasteve me probleme të infertilitetit, problemi është te burrat. Krahasuar me vendet evropiane është shumë numër më i madh’, ka thënë doktoresha Aida Kumnova.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP