Dje është publikuar kënga e Elvana Gjatës, pjesëmarrëse në edicionin e këtij viti të Festivalit të Këngës në RTSH.
Të shumtë janë ata që kanë komplimentuar këngëtaren për produksionin e saj, ‘Me tana’, por ajo që bie më shumë në sy është një koment i moderatorit dhe aktorit Ermal Mamaqi.

Dyshja njihet për shoqërinë e gjatë dhe të sinqertë që ka nisur që në fillimet e karrierës se tyre dhe ata vazhdojnë të jenë fansat më të mëdhenj të njeri-tjetrit në projektet e tyre respektive.

Elvana e ka postuar edhe në profilin e saj në Instagram këngën pjesëmarrëse në festival, dhe Ermali nuk mund të tregohej indiferent, por përveç kësaj, ka komentuar diçka që ne në futi në mendime.

“Hajt shyqyr mo që do fitojmë një herë Eurovizionin” shkruan Ermali duke konfuzuar fansat.
Mos ndoshta komenti i aktorit vërtetoi zërat që qarkullojnë se Elvana Gjata është fituesja e këtij edicioni të 58 të këngës në RTSH?

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP