Ambientalisti dhe gjeologu Sazan Guri ka publikuar mbrëmjen e sotme hartën e Shqipërisë, e cila sipas tij tregon zonat tektonike më të prekura nga tërmetet.

Guri shkruan se në historinë e tërmeteve në vendin tonë, më i larti i 300 viteve ka qenë ai me magnitudë 6.3, duke përjashtuar atë të vitit 1273 në Durrës që ka qenë 6.6.

“Ja cilat jane zonat tona tektonike qe preken nga go ditjet e perditshme te levizjes se pllakave dhe qe grumbullojne energji per nje kohe te caktuar dhe e shperthejne ate prane daljeve te tyre respektive tektonike nje here ne kaq vite, pa ndonje rregull kohor, por jo më të madh se 6.3 në histrorine e termeteve qysh 300 vjet para krishtit deri më sot me perjashtim te nje rasti me 1273 ne Durres qe ka qene 6,6, por i dyti pas 6 vjetesh ka qene me i ulet 6,0. Historikisht, te trete nuk ka pasur. them se duhet të shërbejë për ligjësi statisikore dhe po aq natyrore”, shkruan Sazan Guri, ndërsa publikon dhe hartën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP