WhatsApp është “kalë Troje” që po shfrytëzohet për të mashtruar miliona përdorues mjaftueshëm naivë sa të besojnë se aplikacioni në pronësi të Facebook-ut ndryshon nga kompania e tij mëmë, i përfolur gjatë gjithë kohës për skandalin e privatësisë. Kështu shprehet themeluesi i “Telegramit”, Pavel Durov.

Në një postim të gjatë në kanalin e tij Telegram të mërkurën, Durov synoi një nga rivalët më të mëdhenj të tij – WhatsApp, aplikacioni kryesor i mesazheve në botë, i cili kaloi në varësi të Facebook-ut në 2014 dhe aktualisht ka rreth 1.5 miliardë përdorues aktivë mujorë.

“Pavarësisht nga qëllimet themelore të kompanisë mëmë të ËhatsApp-it, këshillat për përdoruesit e tyre të fundit janë të njëjta: Nëse nuk jeni dakord që të gjitha fotot dhe mesazhet tuaja të bëhen publike një ditë, ju duhet të fshini WhatsApp-in nga telefoni.”

Sipërmarrësi me origjinë ruse përmendi një rekord të gjatë shkeljesh të Facebook-ut lidhur me privatësinë. “WhatsApp jo vetëm që nuk ia del të mbrojë mesazhet tuaja, por ky aplikacion po përdoret vazhdimisht si një kalë Troje për të pasur akses në fotot dhe mesazhet tuaja jashtë WhatsApp-it. Pse do ta bënin këtë? Facebook ka qenë pjesë e programeve të mbikëqyrjes shumë kohë para se të blinte WhatsApp-in.”

Durov përmendi gjithashtu një zbulim të kohëve të fundit lidhur me dobësinë e sistemit në WhatsApp-it, i cili u bënte të mundur lejonte hakerave të dërgonin një file MP3 të krijuar posaçërisht për përdoruesit e Android dhe iOS, në mënyrë që të kishin akses në të dhënat e tyre.

“Mjaftonte që hakeri t’u dërgonte një video – dhe të gjitha të dhënat tuaja mund të përdoreshin sipas dëshirës së tij”, shkruan Durov.

Ndërsa Facebook paralajmëroi përdoruesit e WhatsApp për dobësinë, gjiganti i mediave sociale e hodhi poshtë incidentin, duke thënë se mungojnë provat që kjo mund të jetë përdorur ndonjëherë nga hakerat. Durov argumentoi, megjithatë, që mohimi i Facebook-ut është thjesht për përpjekje për të shpëtuar, pasi “një dobësi e këtyre përmasave detyrimisht është shfrytëzuar – ashtu si dobësitë e mëparshme të WhatsApp-it janë përdorur kundër aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve mjaftueshëm naivë që përdorin rrjetin”.

Meqenëse WhatsApp nuk ruan skedarë video në serverat e tij, në vend që t’i dërgonte të gjitha fotot dhe mesazhet direkt në serverët e Google dhe Apple, Facebook thjesht lau duart me këtë çështje, argumenton Durov.

Durov hedh poshtë idenë se WhatsApp ishte thjesht i mbushur me gabime sistemi, dhe nuk mund të ndihmonte, por “aksidentalisht” vuri në zbatim “dobësitë kritike të sigurisë në të gjitha aplikacionet e tij”.

“Unë dyshoj se – Telegram, një aplikacion i ngjashëm në kompleksitetin e tij, nuk ka pasur ndonjë çështje të ngjashme me atë të WhatsApp-it në gjashtë vitet e funksionimit të tij. Është e pagjasë që dikush të bëjë aksidentalisht gabime që prekin sigurinë dhe këto gabime të bëhen rregullisht e të mos dallohen”, thotë Durov.

Muajin e kaluar, New York Times raportoi se disa zyrtarë në SHBA., në Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi i dërguan një letër drejtorit të Facebook, Mark Zuckerberg, me anë të së cilës i kërkonin që kompania të zhvillojë “daljet e emergjencës” në aplikacion, për t’u siguruar agjencive të inteligjencës akses në komunikimet e rreth 300 milionë përdoruesve ditorë të WhatsApp-it, si dhe në ato të 1.5 miliardë përdoruesve që hyjnë çdo ditë në Facebook.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP