Ca njerëz kanë shumë pak para. Të tjerët kanë më shumë, sesa shpresojnë t’i shpenzojnë. Por askush, madje as njeriu më i pasur sot në botë, Xhef Bezos, nuk i ka të gjitha paratë e botës. Po sa i pasur do të ishte një person, nëse do të kishte të gjitha paratë që ekzistojnë sot në botë?

Në botë ka shumë shumë para “të fshehura”

Sipas ”Business Insider”, Banka e Zgjidhjeve Ndërkombëtare vlerësoi në vitin 2017, se shuma totale e të gjithë parave të botës është rreth 5 trilionë dollarë, ose 5000 miliardë dollarë. Rezerva Federale e SHBA-së, vlerëson se shuma prej 1740.000.000.000 dollarë është në monedhën amerikane, çka e bën këtë monedhë me të fortën në botë, sa i përket qëndrueshmërisë dhe vlerës.

A është shifra 5 trilionë dollarë një shifër e madhe?

Sigurisht që po. Por nëse e pyet CIA-n, ajo është vetëm maja e ajsbergut, pasi është vetëm monedha fizike në qarkullim. Ekziston një koncept i quajtur “paraja e gjerë”, që përfshin jo vetëm paratë e gatshme, por edhe llogari bankare në forma dixhitale të monedhës, që gjithsesi janë lehtësisht të arritshme dhe të pranueshme si para. Nëse llogariten të gjitha, totali i monedhës globale mendohet të jetë mbi 80 trilionë dollarë.

Pse fitimi i një lotarie, mund t’ju zh.ysë në te.lashe
Në pamje të parë, lotaria është një ide emocionuese. Por shpesh realiteti i fitimit të miliona dollarëve në lotari, nuk është aq i lumtur sa mund të duket. Shumë para, janë baraz me shumë interes nga njerëzit e tjerë. Të gjithë duan një pjesë të tortës, dhe kush mund t’i bëjë me faj? Paraja është ajo gjëja e veçantë, për të cilën askush nuk flet, por që të gjithë mendojnë për të. Kur një qytetar i zakonshëm bëhet befas milioner, ka një nivel rre.ziku që shoqërohet me pasurinë e tij.
Raporti ynë me paranë është stresues

Mbajtja e një marrëdhënie të shëndetshme më paranë, është mjaft e vështirë. Dikush fiton në mënyrë të pashmangshme më shumë para se tjetri. Ose ka shumë para të trashëguara, dhe kjo krijon një çekuilibër të fortë të pushtetit. Kjo mund të bëjë që personi me më pak para, të ndihet i nënvlerësuar.

Tani imagjinojeni që njëri prej të dyve, të fitojë miliona dollarë në një llotari. Nëse nuk janë të martuar, çiftet që ndajnë financat përballen me gjyqe për ndarjen e pasurisë. Tingëllon e shkëlqyer, apo jo? Në fakt jo dhe aq. “The New York Times flet për “ma.llkimin e llotarisë”, dhe problemet që janë prekur shumë çifte.

Për shembull, një muaj pas martesës së tyre, Dejvid dhe Viktoria Xhons fituan 3 milionë dollarë në një lotari. Kjo çoi në një mbimbingarkesë të madhe emocionale, një tra.dhëti bashkëshortore, dhe në fund fitimi i lotarisë u “shka.tërroi jetën të dyve”. Në vitin 2009, Les dhe Samantha Skeding fituan 59 milionë dollarë, dhe u divorcuan menjëherë. Në vitin 2012, Adrian dhe Xhillian Bejford fituan 193 milionë dollarë, dhe u ndanë një vit më vonë.

Paraja është një mundësi, për të bërë gjëra të kë.qija

Sa më shumë para që ka dikush, aq më shumë rre.zikon të zh.ytet në tela.she serioze. Britaniku Majkëll Kerroll fitoi në vitin 2002 15 milionë dollarë në një lotari, dhe i harxhoi të gjitha në festa, ko.kainë, makina dhe pro.stituta. Ai u dën.ua më vonë për posedim dr.oge, dhe përfundoi në bu.rg.

Në të njëjtin vit, Xhek Uitejker fitoi 315 milionë dollarë, dhe shkonte çdo natë në klube str.iptizmi, duke shpenzuar shuma të mëdha parash. Një ditë, një ha.jdut i vodhi 545.000 dollarë ndërsa ishte ulur në një parking. Disa vjet më vonë, vajza dhe mbesa e tij, vd.iqën nga mbid.oza e dr.ogës .

Ndërkohë, lista e fituesve të lotarive që janë sul.muar ose vr.arë menjëherë sapo kanë marrë në dorëzim paratë e fitura, është e pafundme. Në vitin 2016, disa njerëz në Xhorxhia u aku.zuan për vr.asjen e fituesit të lotarisë Kreigori Bërsh. Dy muaj pasi fitoi mbi 400.000 dollarë, 7 persona dyshohet se hynë në shtëpinë e tij, dhe e që.lluan për vd.ekje.

Dëshmitarë të ngjarjes ishin fëmijët dhe e dashura e tij. Në vitin 2012, Uroj Khan, vd.iq në mënyrë mis.terioze nga he.lmimi me cianid, një ditë pasi kishte marrë paratë e fituara në një lotari. Abraham Shekspir fitoi 31 milionë dollarë në fillim të viteve 2000, dhe u zhd.uk pa lënë gjurmë disa vjet më vonë. Një grua që ishte “miqësuar” me të, u dë.nua për vr.asjen e tij.

Uilliam Post fitoi 16.2 milionë dollarë në vitin 1988, dhe vëllai i tij punësoi një vr.asës profesionist për ta vr.arë atë. Ate.ntati dështoi, por jeta e tij vazhdoi të shënjohej nga tragj.editë.

Në të gjitha këto raste, paraja i bëri që njerëzit të silleshin në mënyrë joracionale.

Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë

Paratë mund të blejnë shumë gjëra. Ato mund të ndikojë pozitivisht në nivelet e lumturisë për një fare kohë, por nuk mund të garantojnë një lumturi të përhershme. Sa për fituesit e lotarisë, ata kanë rre.zik të jenë më të mjerë, se sa ishin përpara se të fitonin. Dona Mikin fitoi 34.5 milionë dollarë në 2007, dhe nisi të kishte shumë probleme psikologjike.

“Fr.ika ime e parë ishte se do të paragjykoheshim. Unë i thoja vetes, se njerëzit nuk do të më njihnin mua apo familjen time për atë që ne jemi vërtetë. Atë kohë m’u dikur sikur jeta ime u ‘rrë.mbye’ nga lotaria”- kujton ajo. Don Meknej është një këshilltar financiar për fituesit e lotarive. Ai bie dakord mbi problemet që hap paraja tek shumë njerëz. “Njerëzit kryejnë vetëvr.asje. Ata i harxhojnë shpesh të gjitha paratë. Kjo ndodh pasi ata nuk janë gati për aq shumë para”- deklaron ai./ Grunge.com-Përshtatur nga CNA.al