Nga Zelanda e Re e deri në Nju Jork, miliona njerëz në të gjithë botën do të shijojnë spektaklet e fishekzjarreve që festojnë ardhjen e 2020 dhe fillimin e një dekade të re.
Samoa dhe Kiribati, dy ishujt në oqeanin paqësor, ishin të parët që i thanë lamtumirë 2019, pasuar nga Oklandi në zelandën e re në orën 12 sipas orës sonë.

Ndërsa në Australi, 2020 mbërriti dy orë më vonë, në orën 14.00 sipas orës sonë. Sidney mundi të sigurojë lejen zyrtare për të bërë përpara me shfaqjen e tij të rrallë piroteknike, pavarësisht një urdhri për ndalimin e çdo zjarri si pasojë e krizës të shkaktuar prej këtyre të fundit në vend. Dhe spektakli, filloi pak para mesnatës….

Qytete të tjera australiane, mes të cilave edhe kryeqyteti Canberra, anuluan festimet për shkak të rrezikut nga zjarret.

Viti i ri dhe dekada e re, do të prekë njëri pas tjetrit të gjithë vendet e globit, me Samoan amerikane dhe ishujt minor në SHBA, që do të jenë të fundit që do ta presin atë, por do ta bëjnë këtë pasi tek ne të ketë mbërritur mesdita e të mërkurës.

Ndërkohë, kryeqytetet evropiane janë gati për ta pritur 2020-ën, me Francën që për shkak të trazirave të kohëve të fundit ka angazhuar 100 mijë policë dhe xhandarë në vend për ti mbajtur turmat që do të zgjedhin të shijojnë spektaklin e fishekzjarreve, të sigurta.

Edhe Big Beni në Londër, që ka qëndruar i heshtur prej më shumë se një viti për shkak të restaurimeve, pritet të kumbojë sërish në mesnatë….

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP