Taulant Xhaka nuk është pjesë e kombëtarës kuqezi të grumbulluar në ndeshjen ndaj Francës. Mungesa e tij ka tërhequr vëmendjen publike, duke pasur parasysh kontributin e tij për fanellën kuqezi.

Në një prononcim për Panaroma Sport, Xhaka ka treguar arsyen e mungesës, duke hedhur poshtë pretendimet se kishte refuzuar të merrte pjesë me kombëtaren.

Xhaka nga ana tjetër, mungesën e tij e ka lidhur me një dëmtim të tijin.

“Nuk e kam refuzuar kurrë Shqipërinë! Unë për flamurin kuqezi kam dhenë gjithçka! Nuk është e vërtetë që kam refuzuar të vijë. Jam i dëmtuar dhe kjo është arsyeja”, deklaroi Xhaka ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Kujtojmë se futbollisti nuk është paraqitur në grumbullim, për shkak të problemit muskulor.

Ishte dhe Reja ai që sqaroi situatën në konferencën për shtyp, teksa tha: “Me Xhakën kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen e fundit në  Zvicër kishte marrë një dëmtim muskulor, në 10 minutat e fundit. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse një lojtar nuk ndihet në 100% do ta lejojmë të pushojë dhe të rimëkëmbet nga ky dëmtim. U mbyll kjo! Panorama.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP