Kryeministri Edi Rama ka autorizuar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç të përfaqësojë interesat e shteteve të Ballkanit në takimin me presidentin francez Emmanuel Macron.

Këtë e zbulon presidenti serb në një intervistë për gazetën gjermane Der Spiegel.

Rama, por edhe Zaev e kanë autorizuar Vuçiç të flasë në emër të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit gjatë takimit që patën në Ohër, në kuadër të nismës “mini-Shengeni” ballkanik.

Nga ky takim Rama sulmoi edhe lidershipin në Kosovë, duke thënë se u vetëpërjashtuan dhe u izoluan nga kjo nismë.

“Unë isha me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Samitin e Ohrit dhe ne u pajtuam pothuaj në të gjitha pikat, përfshirë edhe atë se unë do të flas me Macronin në emër të secilit, gjë që edhe e kam bërë javën e kaluar”, ka thënë Vuçiç.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP