Një sfidë që zgjat prej kohësh, një duel fantastik që i shton spektaklin Premier Ligës prej më shumë se një viti dhe për herë të fundit entuziazmoi të dielën në “Anfield”.

Përballja e Liverpulit dhe Sitit të Guardiolës vijon edhe këtë sezon dhe u ndez akoma më shumë në duelin e fundit fituar 3-1 nga “Reds”-at. Një rezultat që tërboi Pepin për shkak të vendimeve të arbitrit Oliver. Pas pak ditësh, Klop dhe Guardiola u gjendën përballë njëri-tjetrit në Forumin e Trajnerëve Elitarë të Klubeve në Nion.

I pari që mbërriti ishte gjermani që ndali përpara gazetarëve si gjithnjë simpatik me batutat e tij. Një gazetar e pyeti: “A ke folur me Pepen?” “Pepe? Kush është Pepe?”, u përgjigj Klop dhe duke qeshur pasi kuptoi se bëhet fjalë për Guardiolën tha: “Sigurisht që kemi folur, përse jo”. Dhe kur vuri re praninë e tij pas tij, nuk humbi asnjë sekondë dhe tha: “Po vjen Pepi”, përpara se t’ia jepte vrapit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP