Falë një teknike të veçantë mësimore, Chaser është qeni i cili kishte mësuar të njihte më shumë 1,022 fjalë dhe veçanërisht emrat e lodrave të tij të cilat i njihte thuajse të gjitha: ishte ekzemplari i vetëm i njohur dhe i çertifikuar në planet, në gjendje të mësonte kaq shumë fjalë.

Në moshën 15 vjeçare, Chaser vdiq, duke u konsideruar edhe si qeni më i zgjuar në botë.

Chaser ishte në të vërtetë mostra e vetme, e njohur dhe e çertifikuar në planet, në gjendje të mësonte kaq shumë fjalë. Qeni u adoptua në 2004 dhe jetonte në Spartanburg, Karolina e Jugut (Shtetet e Bashkuara).

Por, si i mësoi ky qen kaq shumë fjalë? Siç rrëfen Neë York Post, pronari i tij ishte gjithnjë i magjepsur nga inteligjenca e kafshëve, aq sa të kishte sajuar një mënyrë për të mësuar Chaser si të mbante mend dhe të njihte një numër të caktuar fjalësh.

Me kalimin e viteve, me një trajnim prej 4-5 orësh në ditë, Chaser ka mësuar të gjithë emrat e kafshëve të zotit të tij plus ato të objekteve të tjera.

Si funksionoi trajnimi? I thjeshtë, Pilley shqiptoi një emër rreth 40 herë dhe pastaj fshehu objektin përkatës: atëherë Chaser e njeh dhe e fikson atë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP