Zv.kryeministri Erion Braçe ka reagaur lidhur me shkarkimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit për shkak të pasurisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se e gjithë situata e krijuar me shkarkimin e Muçit vjen për shkak të vendimit të presidentit Ilir Meta për ta emëruar pa kaluar ende Vettingun.

“Ky është një super mësim për cilindo që ka firmë e vulë në procesin e ndërtimit të Drejtësisë së Re. Duhet të zëmë mend të gjithë, të gjithë, tani! Jo më vonë, tani!
Çdo vonese pengon Drejtësinë e Re! Boll më me shtetin ku presidenti është edhe kryetari i partisë! Meta zgjodhi më të papërshtatshmin. Duhet të zëmë mend të gjithë, të gjithë, tani! Jo më vonë, tani!,”-shkruan ndër të tjera Braçe.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP