Në Shqipëri presidenti i Republikës Ilir Meta pritet të shpallë sot gjatë ditës vakancën për vendin e mbetur bosh pas shka rki mit një ditë më parë të anëtarit të kësaj Gjykata Besnik Muçi nga Kolegji i Pos açëm i Apelimit.

Zëri i Amerikës mësoi nga burime zyrtare të Presidencës se vendimi është marrë nga Kreu i Shtetit, menjëherë pas takimit që ai pati sot me zotin Muçi.

Ky I fu ndit e kundërshtoi vendimin e KPA-së dhe deklaroi se do të vijonte në detyrën e anëtarit të Gjykatës, pasi sipas tij, procesi i rivlerësimit, i nisur për shkak të statusit si prokuror, do të duhej të ishte ndërprerë, duke qenë se nga momenti i kryerjes së betimit si anëtar i GJykatës Kushtetuese, statusi si pr okuror kishte për funduar.

Por gjatë një takimi me presidentin Meta, Kreu i Shtetit, sipas njoftimit zyrtar nga zyra e tij e shtypit “i kërkoi zotit Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të de klaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar ku shtetues”.

Në faqen e saj Gjykata Kushtetuese e ka hequr tanimë zotin Muçi nga lista e anëtarëve të saj./VOA

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP