Dy festat e nëntorit kaluan në ditë tmerri për shqiptarët për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë, por edhe për pas-tërmetet që vijojnë ende.

Shumë personazhe të njohur të ekranit janë mobilizuar me të gjitha mënyrat për të ndihmuar në një farë mënyre ata që u prekën më së shumti nga kjo tr agjedi duke humbur të dashurit e tyre dhe shtëpitë.

Mes tyre ka qenë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Ajo ka vendosur të sponsorizojë për rindërtimin e disa shtëpive që u shkatërruan.

Këngëtarja ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto nga Tirana ku uron ditën e flamurit dhe gjithashtu iu bën thirrje të gjithëve atyre që kanë mundësi, që të ndihmojnë këto familje që u dëmtuan.

“Familja e parë që kam zgjedhur është familja Sala, dhe të njëjtën gjë si për to, do e bëjmë për çdo familje që ka nevojë për ndihmë”, ka shkruar mes të tjerash Rita në një postim të bërë në ‘Instagram’.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP