Këshilli I Ministrave ka miratuar sot vendimin për të shtuar me 800 kandidatë të tjerë numrin e praktikantëve për profesionin e rregulluar të mësuesit. Falë këtij vendimi, numri total i praktikantëve që do të kryejnë praktikën profesionale me kontratë të përkohshme në sistemin arsimor parauniversitar do të jetë 2,300 mësues aspirantë për një vit shkollor me qëllim dhënien e provimit të shtetit, thotë ministria.

Kjo shtesë prej 800 kandidatësh vjen në kuadër të “Paktit për Universitetin” dhe synon përmirësimin e drejtpërdrejtë të kushteve e mundësive të barabarta për kryerjen e praktikës profesionale pranë institucioneve arsimore parauniversitare. ‘Gjatë zhvillimit të praktikës, punëdhënësi do t’i paguajë praktikantit sigurimet shoqërore dhe ata shëndetësore. Ky vendim do të ndikojë jo vetëm në rritjen e mundësive për punësim, por edhe në kualifikimin dhe arsimimin e profesionistëve, bazuar mbi standardet evropiane të sigurimit të cilësisë’ thotë ministria e Arsimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP