Pas barazimit zhgënjyes ndaj Andorrës, kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen e fundit të eleminatoreve, përballë Francës në shtëpi.

Trajneri i ekipit, Edi Reja vijon të mbetet besnik i skemës 3-5-2, por kjo skemë e penalizon Odise Roshin dhe sipas të gjitha gjasave, ai nesër nuk do të jetë në fushë nga minuta e parë.

Në portë si titullar do të rikthehet Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje i vetmi ndryshim do të jetë Dermaku për Veselin. Pra, treshja e prapavijës me Ismajlin, Dermakun dhe Gjimshitin.

Mesfusha do të ketë më tepër ndryshime. Nga e djathta do të vendoset Hysaj, ndërsa në krahun tjetër Lenjani.

Gjithashtu rikthehen titullarë në qendër Bare e Gjasula. Lojtari që plotëson pesëshen është Memushaj. Ndërsa sulmi do të mbetet i pandryshuar me dyshen Manaj-Balaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP