Forcat Bregdetare italiane kanë arritur të shpëtojnë 149 emigrantë sirianë vetëm një kilometër larg Lampeduzës.

Anija që i mbante emigrantët u përmbyt një kilometër larg bregut duke rrezikuar sidomos fëmijët dhe të moshuarit, transmeton newsbomb.al.

Autoritetet italiane kanë publikuar ditën e sotme pamje nga operacioni i suksesshëm i shpëtimit, ku shpëtuan rreth 113 burra, 13 gra dhe fëmijë.

Roja Bregdetare italiane ka deklaruar se tre prej emigrantëve u gjetën nga ekipet e shpëtimit larg turmës në det ndërsa 2 persona të tjerë kishin përfunduar në breg.

Destinacioni përfundimtar i emigrantëve sirianë nuk u bë i ditur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP